Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas, do të prehet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në Kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” që do jetë edhe i vizitueshëm.

F.I
Përcillet në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas, do të
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Ka përfunduar ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot do t’i jepet lamtumira e fundit. Besimtarë të shumtë kanë shoqëruar arkëmorti e Kryepeshkopit, ndërkohë që përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri i kanë dhënë atij lamtumirën.

Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në Kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25  janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991./ZËRI

Poll

MOS HUMB