Aktualitet

Shmanget tragjedia në spitalin e Korçës/ Pacienti kërcënon stafin me bidon benzine: Do i vë flakën! (DEBATI)

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës

F.I
Shmanget tragjedia në spitalin e Korçës/ Pacienti
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës. Pacienti i shërbimit të dializës ka hyrë brenda ambienteve me një bidon benzinë duke kërcënuar infermierët e dializës se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë.

Por në momentin e fundit, pacientit Kujtim Mero i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t’i vinte flakën.

Mero është shoqëruar në Komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale, për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me atë që ka ndodhur. Dyshohet që ngjarja ka lidhje me pakënaqësitë që Mero ka si një pacient i shërbimit të dializës. 

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Por si arriti pacienti deri në këtë pikë?

Deri më tani dihet se debati ka nisur gati 1 javë më parë në qendrën e hemiodializes, atje ku Kujtim Mero ka shkuar për të marrë shërbimin. Por ka nisur që të konfliktohet me stafin, pasi këta të fundit kanë kërkuar që ta ulnin për të kryer procedurën në një pajisje të dëmtuar. Kështu ka nisur edhe përplasja që ka zgjatur me javë, ndërsa në të njëjtën kohë refuzonte të kryente dializën. Situata u agravua sot, kur pacienti kërcënoi stafin e spitalit, që ende nuk ka dalë mer një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB