Aktualitet

Pengmarrje dhe shtantazh, çfarë zbuloi hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI. Paratë dyshohet se u pastruan nga grupi i Çopjave

Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme

E.K
Pengmarrje dhe shtantazh, çfarë zbuloi hetimi i SPAK për
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK dhe BKH, për personat e përfshirë në dosjen e abuzimit me tenderat e AKSHI-t. GJKKO ka konfirmuar 8 masa sigurie, përfshirë drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn. Masa e arrestit të shtëpisë është dhënë edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha. Po ashtu GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Nga hetimet për këtë dosje është zbuluar dhe një rast i rëndë pengmarrje dhe shantazhi. Sipas prokurorisë Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.

Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme. Ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt rëndojnë akuzat e konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, grupit të strukturuar kriminal, heqje paligjshme e lirisë, kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash por edhe akuza të tjera.

Ndërkohë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t dhe zv drejtoreshës, rezulton se rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza të ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, celularëve por edhe dëshmi të tjera, rezulton se pas dhunës dhe shantazhit që ka pësuar për orë me radhë biznesmeni Meçe është detyruar të shkojë pranë Komisionit dhe të tërheqë edhe ankimimet që kishte bërë për tendera të caktuara. Dy janë tenderat më problematikë që kahetuar SPAK.

Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku dyshohet se bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,

Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e një çështje sepse kishin fituar tenderin për mirëmbajtjen.

Megjithatë janë edhe 10 procedura të tjera tenderuese, ku sipas SPAK, mund të rritet në kuadër të hetimeve që Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit dhe janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.

Kontrollet po vijojnë tek disa zyrtarë të tjerë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të shqyrtimit të ankesave. Gjithashtu edhe persona të lidhur me dy biznesmenët e shpallur në kërkim deri më tani, pasi nuk ka informacione që janë arrestuar, po ashtu te familjarë të tyre e banesa që disponojnë

Poll

MOS HUMB