Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin, kryetari i Këshillit Bashkiak: Nuk i shërben interesit të banorëve

Përmes një deklarate publike, kreu i Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj, tha se ky propozim bie ndesh me qëndrimin e qytetarëve të Patosit.

zh.ll
Patosi kundër bashkimit me Fierin, kryetari i Këshillit Bashkiak: Nuk
bashkia patos

PATOS- Bashkia e Patosit ka shprehur kundërshtimin ndaj propozimit për bashkimin me Bashkinë e Fierit në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Sipas draftit të PS, parashikohet: Patos + Fier → Bashkia Fier.

Përmes një deklarate publike, kreu i Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj, tha se ky propozim bie ndesh me qëndrimin e qytetarëve të Patosit. Sipas tij, çdo vendim duhet të merret vetëm pas një konsultimi të gjerë dhe transparent me komunitetin.

Reagimi i plotë:

Duke marrë në konsideratë shqetësimin dhe reagimet e shumta të qytetarëve të Bashkisë Patos, të cilët kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të Komisionit për Reformën Territoriale për shkrirjen e Bashkisë Patos, si dhe pas takimeve e konsultimeve të zhvilluara me anëtarët e Këshillit Bashkiak ,dëshiroj të shpreh  qëndrimin tim të qartë në mbështetje të vullnetit të komunitetit që përfaqësojmë.

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Patosit vlerësoj se ky propozim nuk pasqyron interesin më të mirë të qytetarëve dhe nuk duhet të ecë përpara pa një proces të plotë, transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi me komunitetin vendor.

Si përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët, e konsideroj detyrim institucional dhe moral të mbroj interesat e Bashkisë Patos, identitetin e saj administrativ, historik dhe shoqëror, si dhe të drejtën e banorëve për t'u dëgjuar në çdo vendimmarrje që prek të ardhmen e tyre.

I siguroj të gjithë qytetarët se zëri, mendimi dhe vullneti i tyre do të jenë zëri, mendimi dhe qëndrimi im. Në përmbushje të mandatit që kam marrë prej tyre, do të mbështes çdo nismë institucionale e ligjore që mbron vazhdimësinë e Bashkisë Patos si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

Ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse që, përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare, të dëgjojnë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Patosit, pasi çdo reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi parimet e demokracisë vendore, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut.

RESPEKT !

Poll

MOS HUMB