Aktualitet

Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, kryebashkiaku: Referendum nga populli!

Curri deklaroi se Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka marrë ende njoftim zyrtar nga institucionet për reformën, por ka nisur përgatitjet për procesin e referendumit përmes Këshillit Bashkiak.

zh.ll
Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, kryebashkiaku:
hil curri

FUSHË-ARRËZ- Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, ka kundërshtuar propozimin për shkrirjen e kësaj bashkie në kuadër të Reformës Territoriale, duke deklaruar se qytetarët do t’i drejtohen referendumit për të shprehur qëndrimin e tyre.

Curri deklaroi se Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka marrë ende njoftim zyrtar nga institucionet për reformën, por ka nisur përgatitjet për procesin e referendumit përmes Këshillit Bashkiak.

Sipas tij, mungesa e konsultimit dhe shkrirja e bashkisë do të sillnin pasoja negative për zonën, duke larguar shërbimet dhe duke përshpejtuar shpopullimin.

"Ne si bashki nuk kemi asnjë lloj njoftimi zyrtar nga asnjë lloj institucioni për reformën. Por, paraprakisht Bashkia e Fushë-Arrëzit i ka marrë të gjitha masat, është emëruar Këshilli Bashkiak dhe ka filluar procesi për kalimin në referendum...U bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mos votojnë një vendim që prek interesat e një komuniteti të caktuar, në rastin konkret të banorëve të Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Çdo njeri që voton do të shpallet person i padëshiruar nga komuniteti ynë. Mendoj që është veprim i nxituar që nuk e përmison por vetëm e dëmoton jetën e qytetarëve. Ju largon shërbimin, e shpopullon.", shprehet Curri.

Sipas draftit të PS, parashikohet: Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë./ZËRI

Poll

MOS HUMB