Aktualitet

Akuza për pastrim parash, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i sekuestrohen 55 mijë euro

Gjithashtu është sekuestruar automjeti dhe një celular.

I.F
Akuza për pastrim parash, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i
Paratë e sekuestruara

BERAT- Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia në Berat pasi akuzohet për pastrim parash. Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan në automjetin dhe banesën e tij 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga. Gjithashtu është sekuestruar automjeti dhe një celular.

Policia vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe identifikimin e personave të tjerë, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB