Aktualitet

'Pastrim parash dhe fshehje pasurie" GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoji

Ish-prokurori ishte nën hetim për pastrim parash e fshehje pasurie nga Prokuroria e Tiranës që prej 2023, por Ndoja u bë deputet nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që të pushojë çështjen.

F.I
'Pastrim parash dhe fshehje pasurie" GJKKO urdhëron SPAK të
Arjan Ndoji

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoji. Gjyqtari Erjon Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.

Ish-prokurori ishte nën hetim për pastrim parash e fshehje pasurie nga Prokuroria e Tiranës që prej 2023, por Ndoja u bë deputet nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që të pushojë çështjen.

Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja. Ndërkohë GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet për deputetin Ndoja.

Kujtojmë se Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, "Rumin e Shijakut". Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s'mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB