Bota

Pas betimit të Trump, Grenell: Deri dje komplimentonin Biden, tani…

Grenell iu përgjigj një komenti të bërë më parë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

I.F
Pas betimit të Trump, Grenell: Deri dje komplimentonin Biden, tani…
Richard Grenell

PRISHTINË- Pas inaugurimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka ardhur dhe reagimi i parë nga i dërguari i SHBA për Misione të Posaçme në Kosovë, Richard Grenell. Në një postim të bërë në rrjetin X, Grenell iu përgjigj një komenti të bërë më parë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili kohëve të fundit u shpreh kritik ndaj administratës Biden duke thënë ne kanë vendosur Kosovën “në pozitë të disfavorshme” ndaj Serbisë.

“Këta shpenzuan katër vite duke komplimentuar Joe Biden-in dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell.

Pas betimit të Trump, Grenell: Deri dje komplimentonin Biden, tani…
Postimi

“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë Konjufca në RTK pak ditë më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB