
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndryshe nga rasti i vjehrrit të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha, për Malltezin gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi që të revokonte masën e sigurisë.
Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë./ZËRI