
DOBRAÇ- Forcat RENEA dhe SPAK kanë rrethuar Shkodrën, ku kanë ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa në orët e para të mëngjesit. Raportohet se autoriotetet kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Safet Bajrit, ku janë sekuestruar 20 mijë euro. Ndërsa gjatë operacionit të zhvilluar në disa banesa të tjera, janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t'u marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara. Kontrollet vijonë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga asnjë prej palëve.
Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë pas disa ditësh në spital. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI