Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë? Gjenden "Nissani" e "Audi Q5" dhe tre bidona benzine, do përdoreshin…

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete njëri tip "Nissan" dhe tjetri tip "Audi Q5", me targa të huaja, ishin fshehur në një sipërfaqe ullishteje në fshatin Babicë e Madhe.

zh.ll
Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë? Gjenden "Nissani"
dy automjetet e sekuestruara: nissan dhe audi q5

VLORË- Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Vlorë, ku falë ndërhyrjes së policisë janë sekuestruar dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Sipas njoftimit të policisë, dy automjete, njëri tip "Nissan" dhe tjetri tip "Audi Q5", me targa të huaja, ishin fshehur në një sipërfaqe ullishteje në fshatin Babicë e Madhe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Po ashtu, u gjetën edhe 3 bidona me benzinë, që mendohet se do përdoreshin më pas për të djegur një prej mjeteve.

Njoftimi:

Falë punës së thelluar hetimore, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Sekuestrohen dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse.

Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht:

-një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;

-një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë.

Poll

MOS HUMB