Aktualitet

PAMJET- U ndalua për kontroll rutinë, i riu shqiptar merr para me mjetin luksoz policin në Itali

I riu nuk është stepur nga ky veprim dhe ka vijuar të ecë duke e marrë efektivin mbi mjet

F.I
PAMJET- U ndalua për kontroll rutinë, i riu shqiptar merr para me
PAMJE NGA NGJARJA

ITALI-Një ngjarje e pazakontë e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në Itali. Një i ri shqiptar i cili ishte ndaluar nga policia vuri në rrezik jetën e dy efektivëve duke i marrë para me mjetin e tij luksoz. Pamjet janë regjistruar në D'Azeglio, në Parma. I riu shqiptar ishte ndaluar për një kontroll rutinë.

Shqiptari nuk ka dashur ti bindet urdhrit të efektivëve dhe ka dashur të largohet. Në tentativë për ta ndaluar një nga efektivët i del para mjetit. I riu nuk është stepur nga ky veprim dhe ka vijuar të ecë duke e marrë efektivin mbi mjet vetem pak metra më tutje. Më tej një urban i del para mjetit të shqiptarit duke sjellë që ai të ndalojë.


Më pas efektivi i ka drejtuar armën së bashku me kolegun e tij të riut i cili u detyrua të ulej nga makina e tij. Shqiptari u neutralizua dhe u vendos në pranga./ZËRI

Poll

MOS HUMB