Aktualitet

'Pamjet nxorën zbuluar hetimet'/ Flet pas lirimit avokati Ulian Barjami: Prokurori nuk dinte të lexonte, më kërcënoi

Avokati shprehet se kur u hapën pamjet filmike në seancë, u provua një skandal, ku personi që ai mbronte nuk kishte kundërshtuar policinë, por në fakt kishte vepër penale nga policia për procesverbalin që kishte mbajtur dhe prokurori.

F.I
'Pamjet nxorën zbuluar hetimet'/ Flet pas lirimit avokati Ulian
Ulian Barjami

TIRANË-Avokati Ulian Barjami pak orë pas lirimit të tij deklaroi se pretendimet ndaj tij për kërcënim ndaj një prokurori gjatë një seance gjyqësore janë të pavërteta dhe janë rrëzuar nga pamjet filmike. Sipas tij, në atë seancë prokurori nuk paraqiti fakte, por sajoi situatën, madje "nuk dinte as të lexonte". 

Konkretisht në seancën e 17 tetorit, Ulian Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati shprehet se kur u hapën pamjet filmike në seancë, u provua një skandal, ku personi që ai mbronte nuk kishte kundërshtuar policinë, por në fakt kishte vepër penale nga policia për procesverbalin që kishte mbajtur dhe prokurori.

Avokati foli gjithashtu për reagimin e prokurorit gjatë seancës, i cili sipas tij kishte qëndrim agresiv dhe kërcënoi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm dhe se nuk kishte atribut për ta arrestuar. Barjami tha se nuk do të heqë dorë nga ndjekja e çështjes, pavarësisht vendimit për lirimin e tij.

Ulian Barjami: Në fakt ishte një seancë masë sigurimi, që ndodh tre ditë pas arrestimit. Ishte një seancë maratonë. Konstatova që kishte mospërputhje të akteve. Asnjëri nga këto akte nuk përputhej me njëri tjetrin. I thash që kam nevojë që prokurori të konstatojë qëndrimin e tij, thash që dikush këtu gënjen, të qëllimshëm ose jo nuk e di. Pasi gjykata e konstatoi këtë fakt, prokurori sajoi më shumë se sa saktësoi. Prokurori mezi lexonte, është për të ardhur keq. Unë kisha çështjen e kapjes së disa personave për armë mbajtje pa leje, personi që unë mbroja akuzohej për kundërshtim të policisë gjatë arrestimit. Kur u hapën pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit në sallë u konstatua ajo që thash unë, aty u provua një skandal, personi që unë mbroja nuk kishte kundërshtuar policinë. Ne konstatuam që nuk ka vepër penale nga personi që unë mbroja, por nga policia për procesverbalin që kishte mbajtur, por edhe prokurori. Hetimet vazhdojnë, ky është fillimi fare.

Prokurori reagon, unë kam folur qetësisht, nuk më rëndonin mua, fola ligjërisht për paligjshmërinë që ndodhi. Unë thash se pavarësisht vendimit të personit që mbroja unë do ta ndiqja çështjen. Prokurori reagoi keq, edhe gjyqtarja nuk e menaxhoi dot momentin dhe unë e pash. Prokurori kërcënoi aty, është vepër penale, nuk ka atribut të më arrestojë mua. Edhe kur u mbyll seanca, unë mbajta qëndrimin tim. Konkluzioni im ishte që u provua shkelja që unë konstatova. Gjyqi ndodhi të premten, të shtunën më thirrën në komisariat. Nuk do bëja kallëzim edhe pse e thash këtë, sepse kam parimet e mia, që nuk do bëj kallëzim ndaj kolegëve dhe nuk do mbroj klientë që bëjnë krime ndaj të maturve. Si procedurë për mua është e paligjshme.

Avokati u arrestua më 17 tetor, pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendoi se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash dhe u lirua më 20 tetor me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB