Aktualitet

PAMJET- Grabiti çantën me 47 milionë lekë, pranga 46-vjeçarit nga Elbasani

Trajani e ka ruajtur tregtaren dhe më pas i ka vjedhur lekët në makinë, një pjesë në euro dhe një pjesë në dollarë. 

F.I
PAMJET- Grabiti çantën me 47 milionë lekë, pranga
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje. Autorti Gurjan Trajani (Mitro), banues në Elbasan, ka grabitur nga një automjet i parkuar një çantë me rreth 47 milionë lekë, një pjesë në euro dhe dollarë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Trajani e ka ruajtur tregtaren dhe më pas i ka vjedhur lekët në makinë, një pjesë në euro dhe një pjesë në dollarë. 46-vjeçari rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur autori del me çantën në krah nga një godinë. Më pas ka marrë lekët nga çanta dhe e ka hedhur këtë të fundit diku në një cep. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur çesja me lekë që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro,dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

G. T(M)., 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

Poll

MOS HUMB