
TIRANË-Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e 22 shkurtit në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. Mësohet se dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet janë konfliktuar në zonën e Kamzës. Pas sherrit njëri prej tyre është larguar dhe tjetri e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Uniformat blu kanë marrë disa kamera sigurie dhe po verifikohen për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI