Aktualitet

PAMJET-Bastisen zyrat e Postave “Elite dhe Expres24”, sekuestrohen mallra pa faturë dhe 13 mln lekë

Gjatë aksionit policor dhe Prokurorisë së kryeqytetit janë sekuestruar kompjutera, dokumenta, mallra pa faturë tatimore, dhe 13 milionë lekë.

F.I
PAMJET-Bastisen zyrat e Postave “Elite dhe Expres24”, sekuestrohen
mallrat e sekuestruara

TIRANË-Janë zbardhur emrat e subjekteve që ofrojnë shërbime postare, për të cilat ka nisur një hetim nga prokuroria e Tiranës, për veprën penale të evazionit fiskal dhe për mallra që shiten pa faturë. Weblajm ka mësuar se kontrollet janë ushtrar në zyrat e 'Elite Post' dhe 'Expres24 Post'.

Gjatë aksionit policor dhe Prokurorisë së kryeqytetit janë sekuestruar kompjutera, dokumenta, mallra pa faturë tatimore, dhe 13 milionë lekë. Dyshimet janë se 'Elite Post' dhe 'Expres24 Post' kanë pranuar dhe shpërndarë mallra të pa zhdoganuar dhe pa fatura tatimore.


NJOFTIMI I PROKURORISË:

Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet. 

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB