Aktualitet

Shuhet familja shqiptare në Itali! 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit (DETAJET)

Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë gjetur tryezën të shtruar, gati për të ngrënë darkë.

F.I
Shuhet familja shqiptare në Itali! 4 anëtarët humbin jetën
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt), ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.

Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital. 

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë gjetur tryezën të shtruar, gati për të ngrënë darkë.

Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos. Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu tronditje dhe dhimbje të thellë për një tragjedi që, sipas tij, ka prekur mbarë komunitetin e këtij qyteti të vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës./ZËRI

Poll

MOS HUMB