KSAMIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në plazhin e Ksamilit, ku një qytetar është dhunuar barabrisht nga një person. Bëhet me dije se i dhunuari, pronari i një hoteli të zonës, është sulmuar në sy të fëmijëve dhe të bashkëshortes së tij.
Nga ana tjetër, agresori është identifikuar si Agim Taraj. Ky i fundit rezulton person me precedentë penalë për dhunë dhe trafik droge. Ndërkohë, blutë e Sarandës bëjnë me dije se është shoqëruar në komisariat Agim Taraj.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt./ZËRI/