Aktualitet

Shqiptari në Greqi “terrorizon” ish-gruan dhe vajzën 10-vjeçare, i shkoi në banesë, theu xhamat...

45-vjeçari ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy makina të parkuara, duke shkaktuar dëme.

F.I
Shqiptari në Greqi “terrorizon” ish-gruan dhe vajzën
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Një grua dhe vajza e saj 10-vjeçare kanë përjetuar orë makthi në ditën e ndërrimit të viteve, kur ish-burri i saj me origjinë shqiptare, ka hyrë ilegalisht në vend dhe ka shkuar në shtëpinë e saj. 45-vjeçari ka thyer xhamat për të hyrë nga dritarja e shtëpisë dhe kur nuk ka arritur, dëmtoi makinat e parkuara, raportojnë mediat vendase.

Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, ka shkuar në shtëpinë e saj duke konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare. Kur ajo i ka kërkuar të largohet, 45-vjeçari ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy makina të parkuara, duke shkaktuar dëme.

Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkomatografisë. I akuzuari ka kërkuar falje në gjykatë dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë.

Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.

Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkoolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB