
TIRANË- Vrasja e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi po hetohet, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori. Kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë kapur për asnjë moment autorin e atentatit, por vetëm viktimën. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 52-vjeçari është i shtrirë në tokë pasi ka marrë një plumb në kokë. Por në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndaj mëngjesin e sotëm, agjentët e krimeve janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur edhe njëherë riekspertimet.

Çështja është regjistruar si vrasje me paramendim dhe nga detajet e para raportohet se është qëlluar me pistoletë, por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë kryer edhe me një snajper, ose nga një armë zjarri e pajisur me dylbi.
Megjithatë, për momentin Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, por është mjaftuar me një njoftim paraprak, i cili u shpërnda mbrëmjen e djeshme./ZËRI