Aktualitet

Një blender u ble 2500 euro, zbardhen DETAJE nga procedurat fiktive në UBT

Arta Dollani, kryetarja e Bordit të UBT-së, së bashku me administratorin Edmond Terthorja dhe stafin kanë listuar sikur kanë shpenzuar 2500 euro në një blender, vlera reale e të cilit është 250 euro.

F.m
Një blender u ble 2500 euro, zbardhen DETAJE nga procedurat fiktive në
Blenderi

TIRANË- Një detaj i dalë nga dosja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, zbulon se si bordi i UBT-së ka shpenzuar 2500 euro në blerjen e një blenderi. Ky detaj është publikuar nga Rigers Xhemollari në vitin 2022, i cili e ka risjellë edhe sot në vëmendje duke qenë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 24 masa sigurie. 

Në postim shkruhet se Arta Dollani, kryetarja e Bordit të UBT-së, së bashku me administratorin Edmond Terthorja dhe stafin kanë listuar sikur kanë shpenzuar 2500 euro në një blender, vlera reale e të cilit është 250 euro.

Postimi:

1 Blender u ble 2500 euro ne UBT!

Lufta ndaj Korrupsioni duhet të jetë axhende e te gjithëve dhe një mbështetje e fortë për protestën e pagave të pedagogëve. PSE?

Sepse njeriu qe kontrollon tenderat e Universitetit është Administratori i tij. Adminsitratori zgjidhet nga Bordi i Adminsitrimit, ku shumicën në këtë Bord e ka Ministria e Arsimit. Pra 4 Anëtarët dhe Administratorët janë njerëz të afiliuar me qeverinë. Psh. Në Krye të Bordit të UBT është Arta Dollani, Drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa Adminsitrator Edmond Terthorja.

Arta, Edmondi dhe vartësit e tyre kanë blerë një Blender 2500 euro, ndërkohë që vlera e tij reale ka qënë 250 euro. Në UBT është magazinuar 100 000 euro plehra kimike vetëm më letra dhe jo realisht sipas prokurorise. Pra një korrupsion i pastër.

Po Ministrja e Arsimit a duhet të mbajë përgjegjësi për emërimet e saj në këto Borde? Ligji u’a ka hequr të drejtën e menaxhimit të parave stafeve akademike dhe ja ka kaluar këtë të drejtë njerëzve që nuk kanë lidhje me arsimin.

Prokuroria duhet të thërrasë si të pandehur edhe kokat drejtuese të Bordit të Adminsitrimit, ndërsa Pedagogët duhet të luftojnë fort që këto para të mos vidhen por të shkojnë për kërkim real shkencor, për paga dhe mbështetje për artikujt dhe konferencat e tyre.

Çfarë po ndodh në UBT?

Deri më tani janë lëshuar 24 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Piro Zoga, Mehmet Qoshja, specialist për fondet. Në "arrest shtëpie" janë lënë: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda.

Sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, Rektori Fatbardh Sallaku do të flasë në orën 09:00 në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve.

Poll

MOS HUMB