Aktualitet

Nis gjyqi në Specialen e Hagës, pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

Trupi gjykues do ta lexojë vendimin individualisht për secilin prej të akuzuarve, duke u ndalur në dhjetë pikat e aktakuzës.

F.I
Nis gjyqi në Specialen e Hagës, pritet vendimi për
PAMJE NGA SEANCA

HAGË-Ka nisur zyrtarisht seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Trupi gjykues do ta lexojë vendimin individualisht për secilin prej të akuzuarve, duke u ndalur në dhjetë pikat e aktakuzës. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi.

Jashtë ndërtesës së gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit, ndërsa në Prishtinë qindra qytetarë janë me sytë nga ekrani i madh ku po jepet live seanca.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa Prokuroria i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar. Sipas aktakuzës, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për veprimet e personave nën komandën e tyre. Gjatë procesit gjyqësor janë shqyrtuar qindra prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB