
TIRANË-Ka nisur ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra. Kryeministri pasi ka bërë nderimet për Kryepeshkopin Anastas është afruar pranë kryeministrit Edi Rama dhe kyeopozitarit Sali Berisha.
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme.
Ceremonia do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, Joan, i cili u vendos nga mbledhja e Sinodit të Shenjtë si kujdestar i fronit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në ceremoninë mortore priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse./ZËRI