Aktualitet

Regjistrohet kompania shtetërore për prodhimin e armëve (KAYO), administrator caktohet Ardi Veliu

Sipas dokumentit të publikuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, administrator i kompanisë "Kayo" është vendosur ish-kreu i Policisë së Shtetit e po ashtu edhe ish-kreu i SHÇBA (sot AMP), Ardi Veliu.

k.m.
Regjistrohet kompania shtetërore për prodhimin e armëve (KAYO),
Ardi Veliu

TIRANË- Sot është regjistruar zyrtarisht kompania e prodhimit të armëve nën administrimin e shtetit. Sipas dokumentit të publikuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, administrator i kompanisë "Kayo" është vendosur ish-kreu i Policisë së Shtetit e po ashtu edhe ish-kreu i SHÇBA (sot AMP), Ardi Veliu. Në postin e ri si drejtor i Përgjithshëm i KAYO-s, Ardi Veliu do të paguhet 564 mijë lekë në muaj.

Regjistrohet kompania shtetërore për prodhimin e armëve (KAYO),
Regjistrimi i kompanisë

Vetëm për stafin drejtues prej 6 vetash, shoqëria do të paguajë mbi 300 mijë euro rroga në vit, ndërkohë që për përgjegjësit e sektorit dhe ekspertët rrogat do të jenë nga 344 mijë lekë në muaj. Kapitali fillestar i kompanisë është 150 mln lekë. Më herët, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.

KAYO do të ketë si funksion prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve dhe pjesëve të armëve, përfshirë armët ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjet ushtarake dhe çdo aktivitet i lidhur më këtë veprimtari. Projektligji lë hapësirë që në tregtimin e armëve të përfshihen edhe privatët, nëpërmjet formës së koncesionit për të financuar projektet e subjekteve për qëllime të veçanta. Në arsyetimin e qeverisë shkruhet se kjo industri mund të kthehet në fitimprurëse për ekonominë shqiptare, ndërsa ka një kërkesë të madhe globale për armë dhe municione.

Por kush është Ardi Veliu?

Ardi Veliu u zgjodh drejtori i ri i Policisë së Shtetit më 5 shkurt të vitit 2018 si propozim i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të zëvendësuar në detyrë Haki Çakon, i cili u lirua nga posti po atë vit më 8 janar. Veliu më pas la detyrën si kryepolic më 5 Tetor 2021. Më pas, u emërua në postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe këtë detyrë e la në mes, pasi më 2 shtator 2022 u caktua në krye të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore. Edhe në këtë post nuk zgjati shumë, pasi u largua një vit më vonë. Tani, është në krye të kompanisë së parë shqiptare që do të prodhojë armë./ZËRI

Poll

MOS HUMB