Aktualitet

Nga sot më pak urbanë në Tiranë, shkak çmimi i lartë i naftës, priten vonesa dhe radhë të gjata pasagjerësh

Reduktimi i numrit të urbanëve pritet të sjellë rritje të intervaleve mes linjave dhe më shumë vështirësi për qytetarët

F.I
Nga sot më pak urbanë në Tiranë, shkak çmimi i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nga sot 1 shtator, autobusët e linjave urbane në Tiranë do të qarkullojnë me një flotë të reduktuar. e Transportit Urban dhe Interurban njoftoi një ditë më parë 31 gusht se do të nxjerrin në qarkullim 20 deri në 30% më pak autobusë, për shkak të rritjes së kostove të karburantit. 

Operarorët u shprehën se ende nuk ka një kompesim apo përgjigje për kërkesat e ngritura dhe është e pamundur të përballojnë kostot ditore të operimit të të gjithë flotës së mjeteve. Reduktimi i numrit të urbanëve pritet të sjellë rritje të intervaleve mes linjave dhe më shumë vështirësi për qytetarët, duke shkaktuar vonesa dhe radhë të gjata pasagjerësh.

Shoqata kërkon nga Kryeministria, Bashkia e Tiranës, Ministrisa e Infrastukturës dhe ajo e Financave ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve dhe vijimin e mbështetjes për kostot e karburantit.

"Njoftojmë se duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion. Masa e reduktimit nuk përbën një zgjedhje të operatorëve dhe as një mungesë vullneti për garantimin e shërbimit normal të transportit publik. Ajo është një pasojë e drejtpërdrejtë e pamundësisë financiare për të mbuluar kostot e operimit me flotë të plotë, sidomos kostot e karburantit, të cilat përbëjnë një nga zërat kryesorë të aktivitetit. Reduktimi i mjeteve në qarkullim pritet të sjellë në mënyrë të pashmangshme ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve ndërmjet mjeteve, mbingarkesë të mjeteve që do të mbeten në qarkullim dhe vështirësi për qytetarët që përdorin çdo ditë transportin publik.

Në këto kushte, u kërkojmë institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë me urgjencë, të japin një përgjigje konkrete mbi kërkesat e paraqitura nga operatorët dhe të mundësojnë realizimin e kompensimit të parashikuar për kostot e karburantit, si dhe vijimin e mbështetjes për periudhën në vazhdim. Operatorët kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, por në kushtet aktuale financiare operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm. Për sa më lart, kërkojmë trajtimin me prioritet dhe urgjencë të kësaj situate, me qëllim shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm të shërbimit të transportit publik dhe rikthimin sa më parë të kapacitetit të plotë operacional,"-thuhet në kërkesë.

Poll

MOS HUMB