Aktualitet

'Iris Luarasi o k**vë'! Dea Mishel 'shpërthen' ndaj deputetes: Po e përdor feminizmin për t’u viktimizuar, aktivistja u arrestua...

Në reagimin e saj, Dea e akuzon Iris Luarasin për viktimizim dhe shprehet se ajo po e përdor termin “feminizëm” për të interpretuar ngjarjen në interesin e saj.

m.k
'Iris Luarasi o k**vë'! Dea Mishel 'shpërthen'
Dea Mishel, Arvina Lleshi dhe Iris Luarasi

TIRANË- Ish-banorja e "Big Brother Albania" dhe influencerja Dea Mishel ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Partisë Socialiste Iris Luarasit pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në ambientet e 'Toptanit', teksa deputetja po kalonte për të shkuar në Parlamentit. Konkretisht aktivistja Arvina Lleshi, bashkë me disa të tjera, i ka shkuar nga pas Luarasit, duke iu drejtuar me fjalët “hajdute” dhe se “nuk i përfaqëson gratë.” Protestueset e akuzuan deputeten se ishte bërë pjesë e “qeverisë së krimit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pas arrestimit të Arvina Lleshit, Dea Mishel ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku i është drejtuar me fjalë të rënda deputetes socialiste, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm verbal nga dy protestueseve. Në reagimin e saj, Dea e akuzon Iris Luarasin për viktimizim dhe shprehet se ajo po e përdor termin “feminizëm” për të interpretuar ngjarjen në interesin e saj.

Sipas Deas, dy vajzat që iu drejtuan Luarasit janë protestuese dhe kundërshtare të qeverisë, ndërsa ajo pretendon se Luarasi, si akademike, duhet t’i njohë mirë termat dhe parimet e feminizmit. Mishel ka rikthyer në vëmendje edhe një deklaratë të mëparshme të Iris Luarasit lidhur me mungesën e ilaçeve në Onkologjik, ku preken edhe gra. 

REAGIMI I DEA MISHEL:

Iris Luarasi, o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore ose, ndryshe, antifeminizmit, të sulmosh një grua, në moral, në parim. Nëse do të ishe cenuar në këtë mënyrë, si feministë, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje është tërësisht tjetër. Dy vajza që të quajtën vegël të qeverisë së korruptuar dhe hajdute, dhe nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria, ku ti bën pjesë.

Do të shpresoja që një akademike si puna jote do ta dinte ndryshimin midis këtyre dy termave bazikë dhe nuk do ta përdorte feminizmin për t’u viktimizuar. Është shumë e turpshme ta bëjë një njeri që pretendon se është feministe. Të përdorin kauzën dhe ta shtrembërojnë sipas nevojës së vet. Në qoftë se do të ishe kaq feministe, Iris, do të kishe dhënë një përgjigje pak më të saktë kur të pyetën për skandalin e Onkologjikut, ku nuk ka ilaçe. Në Onkologjik ka gra që dihet që vuajnë nga kanceri, por ti jep një përgjigje për të dalë nga situata skandaloze aq e tmerrshme, sa dhe vetë e di dhe e ke fshirë nga çdo rrjet social.

Nëse do të ishe feministe, nuk do të kishe urdhëruar që Arvina të arrestohej në mënyrë çnjerëzore.  Duhet të kishte marrë një lajmërim dhe jo të arrestohej në mes të natës nga policia, që duken si hajdutë, duke e marrë nga taksia me të cilën do të shkonte në shtëpi. Nëse do të ishe feministe, do e kishe respektuar revoltën e qytetarit të shtetit tënd dhe nuk do ta poshtëroje atë, nuk do ta arrestoje atë në mes të natës si kriminele. Iris, ti thjesht po i mëshon faktit që je kriminele, ti po i jep të drejtë asaj vajze.

Çfarë thotë kjo për sigurinë e vajzave në vendin tënd? Që, nëse ne ngremë zërin dhe flasim, mund të dalim në rrugë dhe të arrestohemi në mënyrë të dhunshme nga policia e shtetit, pa asnjë lajmërim? Vajza ka shenja në trup që ia ka bërë policia e shtetit. Ku mund të ankohet ajo për këtë gjë? Ma thuaj ti, si feministe! Nëse policia të ka ushtruar dhunë në mënyrë të padrejtë, atëherë ku mund të drejtohesh ti për t’u mbrojtur? Ma thuaj ti, Iris, si feministe!/ZËRI

Poll

MOS HUMB