Aktualitet

Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, 'kyç' gojën para gazetarëve: Pranoj të pyetem pasi të njihem me aktet

Xoxa nuk ka pranuar që të japë sqarime, pasi ka deklaruar se do pranojë të pyetet vetëm pasi të njihet me të gjitha aktet. 

F.I
Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, 'kyç' gojën para
Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryebshkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është paraqitur paraditen e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Xoxa mbërriti në ambjentet e SPAK e shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Pas daljes nga prokuroria, Ajola Xoxa nuk ka bërë komente për gazetarët. Mësohet se bashkësortja e Veliajt, nuk ka pranuar që të japë sqarime, pasi ka deklaruar se do pranojë të pyetet vetëm pasi të njihet me të gjitha aktet. 

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste./ZËRI

Poll

MOS HUMB