
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhhur nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Të arrestuarit janë Esmerald Sulollari, Elona Muraj, Yuly Gomez, Liliana Valencia, Nicol Benitez, Stefania Marin, Nicole Bertel dhe Anisa Brahaj (punonjëse policie).
ktiviteti drejtohej nga Gabriela Martinez, e cila jeton në Kolumbi. Në Shqipëri kolumbiania bashkëpunonte me në Shqipëri bashëpunonte me Esmerald Sulollari, në profesion taksist, i cili ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Tiranë për të ushtruar prostitucion.
Gjithashtu Martinez, bashkëpunonte dhe me disa kolumbiane të tjera dhe me dy shqiptaret Elona Muraj dhe Anisa Brahaj, për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve, ku vajzat nga Kolumbia do të ushtronin prostitucion. Anisa Brahaj është efektive policie me detyrë nënkomisare në komisariatin nr.4 në Tiranë. Dy shqiptaret ndodhen në “arrest shtëpie, ndërsa 5 kolumbianet dhe Esmerald Sullari kanë përfunduar në burg.
Çmimet që paguheshin nga klientët varjonin nga 200 deri në 250 euro. Sulollari i dërgonte paratë në Kolumbi përmes bitcoin dhe Western union./ZËRI