Aktualitet

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Durrës 32-vjeçari me dy emra

F.I
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në
PAMJE NGA ARRESTIMI

DURRËS-Erjon Meshi alias Arjon Mema, i sjpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në Durrës. Gjykata e Trentos, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Latitant”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

Kapet në Durrës dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Sektori i Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Latitant”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M. alias A. M., 32 vjeç.

Gjykata e Trentos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB