Aktualitet

Mbërrin arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas! E presin qindra beimtarë, Policia me plan masash

Trupi pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 16:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

F.I
Mbërrin arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas! E presin qindra
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Trupi i pajetë i Kryepiskopit Anastas Janullatos ka mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare të Kakavijës. Qindra qytetarë nga Dropulli, Finiqi, Gjirokastra dhe Saranda u mblodhë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Kryepeshkopit. Më pas kortezhi i përmortshëm, mbërriti në Katedralen 'Ngjallja e Krishtit' në Gjirokastër, ku u mbajt dhe një shrërbesë Përshpirtjeje, e kryesuar nga Hirësi Dhimitri. Arkëmorti do të shkojë edhe në të gjitha fshatrat e Dropullit dhe më pas do të udhëtojë drejt kryeqytetit. 

Mbërrin arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas! E presin qindra
besimtarët

Trupi pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 16:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit” ku do të zhvillohen më pas homazhe gjatë pasdites dhe të mërkurën. Ai shoqërohet nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit Nikolla, ipeshkvi Anastas Krougias dhe priftërinjtë Fr. Charalambos Giokas dhe Fr. Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë pas disa dekadash persekutimi. Në emër të Kishës së Greqisë, shoqërues është nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.

Në homazhe është konfirmuar pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit Anastas, të enjten më datë 30 janar, ora 11:00. Konfirmohen gjithashtu edhe pranitë e Patriarkut të Konstandinojës, Bartolomeu; Patriarku i Izraelit Theofili i  III i Jerusalemit; Patriarku i Athinës Jeronimi; Patriarku i Qipros, Patriarku i Aleksandrisë; Patriarku i Bullgarisë; Patriarku i Rumanisë

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

– ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

– ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten në orën 11.00, pas Liturgjisë Hyjnore në katedralen “Ngjalla e Krishtit”. Në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë pritet të marrin pjesë personalitete dhe patriarkë nga të gjitha Kishat Ortodokse në botë.

Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, e cila mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme Mitropoliti i Korçës, Joani, u zgjodh Mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit. Sinodi i Shenjtë shpalli gjithashtu pesë ditë zie kishtare nga 25 deri më 29 janar.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25  janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991./ZËRI

Poll

MOS HUMB