Aktualitet

Pas dy muajsh ‘ngrirje’, mbërrijnë në Shëngjin 49 emigrantë nga Italia, një prej tyre rrezikon kthimin në vendin fqinj

49 emigrantë u panë të zbresin me rroba e qese në duar.

F.I
Pas dy muajsh ‘ngrirje’, mbërrijnë në Shëngjin
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË-Pas dy muajsh është riaktivizuar marrëveshja me Italinë. Mëngjesin e sotëm, anija “Cassiopea” ka mbërritur në bregun e Shëngjit. 49 emigrantë u panë të zbresin me rroba e qese në duar. Emigrantët po kontrollohen nga zyrtarët italianë në hot spot-in e Shëngjinit në Shqipëri përpara se aplikimet e tyre të mund të shqyrtohen si pjesë e një marrëveshjeje midis Romës dhe Tiranës për të përpunuar emigrantët në qendrat e Gjadrit. Por teksa po iu nënshtrohen procedurave të shpejta kufitare, gjëndja e një prej emigrantëve u vlerësua si e papajtueshme me ndalimin në vend. Si pasojë, ai mund të rikthehet në Itali.

Ky është kontigjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Shqipëri. Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024, anija luftanike “Libara” solli në Shqipëri dy kontigjente me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët, pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.

Deri më tani qendrat pritëse kanë qenë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB