
BULQIZË-Skandali në Bashkinë e Ersekës, ku stafi ishte shpallur i pastrehë, duket se është marrë si shembull edhe nga një tjetër njësi. E njëjta skemë është praktikuar edhe nga Bashkia e Bulqizës, e cila drejtohet nga Festime Mjeshtri. Nënkryetari i kësaj bashkie, Haxhi Pulja, më 21 nëntor të vitit të shkuar ka firmosur listat e reja për familjet që marrin statusin si të pastrehë dhe përfshihen në programin e banesave me kosto të ulët.

Në dokument si pjesë e listës janë përfshirë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Bashkinë Bulqizë, por edhe kryetarë të njësive administrative, si Izabela Kocaqi, Shqipe Keta, Korab Kika jurist në Drejtorinë e Shëndetit Publik Bulqizë, Adhurim Reçi, Fatri Puca, etj.
