Aktualitet

Vrasje në Nikël! Ekzekutohet me çifte 45-vjeçari, autori në arrati

Mësohet se ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë.

F.I
Vrasje në Nikël! Ekzekutohet me çifte 45-vjeçari, autori
Viktima, Artur Çangu

TIRANË-Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nikël, Fushë-Krujë, ku Eduart Afmatja ka vrarë me armë zjarri, Artur Çangun. Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti që palët kishin patur disa ditë më parë. Mësohet se ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë. 

Trupi i pajetë i Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB