Aktualitet

“Vrasje për herë të dytë”/ Autori që vrau policin i shpëtoi burgimit përjetë, babai i Novruz Cenalisë: Nuk e prisja

Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. 

F.I
“Vrasje për herë të dytë”/ Autori që vrau
Azgan Mërnica, Novruz Cenalia dhe Asllan Cenalia

TIRANË-Pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 35 vite burg, Azgan Mërnicën për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, babai i këtij të fundit është shprehur se vendimi ishte i padrejtë. Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. 

“Vendimi është i papritur për mua si prind. Si punonjës policie nuk e prisja atë vendim, por shpresoj te drejtësia deri në fund. Vendimi është vrasje e dytë për mua, çfarë të them? Do vazhdojmë rrugët ligjore, jam punonjës policie, zbatimin e ligjit. Nuk ka më të rëndë se ajo që na ndodhi, por do mundohemi ta përballojmë. Do ta çojmë vendimin në Gjykatën e Lartë, shpresoj që do të vihet drejtësia në vend. Ia kam lënë drejtësisë, të bëjë punën e saj”– u shpreh për TopChannel babai i policit të ndjerë.

Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Konflikti mes viktimës dhe të riut ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, duke u kthyer në rrezik për të gjithë të tjerët. Novruz Cenalia pasi pa skenën, i ka tërhoqur vëmendjen, por ai ka reaguar duke ndaluar makinën, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje në vend efektivin./ZËRI

Poll

MOS HUMB