Aktualitet

Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë, arrestohet pas disa orësh në arrati (EMRAT-VIDEO)

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë. 

zh.ll
Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë,
hysni patushi-vendngjarje

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 68-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 58-vjeçe, e cila ka humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë. 

Viktima është identifikuar si Lumturie Patushi, e cila ka humbur jetën pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Ndërsa autori i dyshuar Hysni Patushi. Ky i fundit u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua në Kamëz, pas disa orësh në arrati.

 

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në në banesën e vajzës së tyre në rrugën "Panorama" në Tiranë, pasi gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Pas një debati mes tyre, 68-vjeçari e ka goditur me thikë në gjoks 58-vjeçaren në prezencë të nipërve të vegjël 10 dhe 14-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MOS HUMB