Aktualitet

Në 'arrest shtëpie' pas vetëdorëzimit, arrestohet me urdhër të SPAK Kreshnik Farruku

Dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku, pjesë e klanit Farruku u vetëdorëzuan në Policinë e Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në shtetin italian.

F.I
Në 'arrest shtëpie' pas vetëdorëzimit, arrestohet
Kreshnik Farruku

DURRËS-Është arrestuar me urdhër të SPAK kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku, i cili ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas vetëdorëzimit në polici. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme (11 janar), ndërsa kujtojmë që ai u vetëdorëzuar më 7 janar. Dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku, pjesë e klanit Farruku u vetëdorëzuan në Policinë e Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në shtetin italian.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, grupi kriminal i drejtuar nga Kreshnik Farruku Budlla pastronte para përmes një rrjeti kompanish të drejtuara nga një organizatë italo-kineze. Nga hetuesit italiane, raportohet se kjo kompani kishte lëshuar fatura false për një shumë rreth 375 milionë Euro.

Kreshnik Budlla, u arrestua për herë të parë në Spanjë më 12 maj 2019, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Budlla, ka përdorur sipas medieve spanjolle 10 emra. Ai u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje. Farruku akuzohet në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje.

Në 2015 Kreshnik Farrukut i është bërë një atentat në Shqipëri në zonën e Don Boskos. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në 2010, për shkak të pazareve të drogës, por më pas rezultoi se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, që u vra në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB