Aktualitet

Ndërtoi urë personale për motrën! SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin

SPAK e akuzon Islamaj për korrupsion pasi, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën.

F.I
Ndërtoi urë personale për motrën! SPAK dërgon për
Zyra Islamaj

TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega, të cilët akuzohen për korrupsion. SPAK e akuzon Islamaj për korrupsion pasi, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën.

Konkretisht në njoftimin zyrtar, thuhet se Islamaj, në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Për këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur dhe biznesmenin Rrok Gega, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë  29.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të  çështjes penale me nr. 15/2026, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gega, akuzuar për  kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës  penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga  neni 259/2 i Kodit Penal”.

2. Në seancën e datës 25.11.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së  Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja  Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 332/dh, pika  1, gërma “a”, 332/ë, 332/gj, pika 1 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 149, datë 25.11.2025,  vendosi: 

I. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket  procedimit penal nr.15, viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

1. Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i  personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 244,  paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penrrok ale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 259,  paragrafi i dytë i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira  në 1 volum hetimor (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e  personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).

IV. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës. Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave. Gega pranon në telefonatë që ura do të ishte dhuratë për motrën e kryetares dhe nuk ishte fare në procedurat e tenderit./ZËRI

Poll

MOS HUMB