Aktualitet

Ndërroi jetë në aksident rrugor/ Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen në teatrin “Petro Marko”

Familjarët njoftojnë se homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen sot në Vlorë nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko”.

l.k
Ndërroi jetë në aksident rrugor/ Homazhet për gazetarin
Gazetari Enrik Mehmeti

VLORË-Enrik Mehmeti gazetari i medias News 24 humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Dajlan të Vlorës. Familjarët njoftojnë se homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen sot në Vlorë nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko”. Ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Ndërroi jetë në aksident rrugor/ Homazhet për gazetarin
Njoftimi

Gazetari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, ndërsa prej 20 vitesh ushtronte profesionin si gazetar në median e shkruar dhe vizive. Ai u angazhua për vite me radhë në raportimin e ngjarjeve dhe historive të qytetit të tij, duke mbuluar kronikën e zezë, operacionet policore dhe temat sociale në qytetin bregdetar.

Që në moshë të vogël ai dha kontribut për qytetin e tij. Në vitin 1997, gjatë trazirave që përfshinë vendin, Mehmeti vetëm 11 vjeç, iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke ndihmuar në komunikimin dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë. Gazetari ka punuar edhe si korrespondent në televizionin “Rai” në Itali, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.

Për familjarët, kolegët, miqtë dhe komunitetin, Enrik Mehmeti do të kujtohet për përkushtimin ndaj profesionit, lidhjen me qytetin e tij dhe pasionin për të sjellë lajmin në kohë reale për publikun.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, ku gazetari himbi kontrollin e motorit, duke përfunduar jashtë zonës rrugore në afërsi të bregdetit. Ai udhëtonte së bashku me një 18-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ambulca mbërriti në vendngjarje, e cila e transportoi 40-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por për shkak të plagëve të marra në trup, ndërroi jetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB