
SHKODËR- Mjeku që asiston ekipin e futbollit “Vllaznia” është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ai është kapur me një çantë me fishekzjarre në momentin që po futej në stadium. Fishekzjarret janë bllokuar, ndërsa 31-vjeçari po merret në pyetje.
“Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine,”- thuhet në njoftim.
