Aktualitet

Ndotja në lumin Vjosë! Nën hetim 4 punonjës të kompanisë 'Albpetrol'

Punonjësit dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të naftës.

F.I
Ndotja në lumin Vjosë! Nën hetim 4 punonjës të
MDOTJA E LUMIT

VLORË-Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj katër punonjësve të kompanisë për nxjerrjen e naftës 'Albpetrol', të dyshuar për ndotje të mjedisit. Punonjësit dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të naftës. Si pasojë e mosveprimit të tyre, është shkaktuar ndotje e mjedisit dhe e Lumi Vjosa. Në hetim janë vendosur Zylfo Tabakaj, Aleksandër Zeneli, Gramoz Bregaj dhe Genci Numanaj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumit Vjosa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB