Aktualitet

Moti i keq në vend/ Vlora dhe Lushnja nën ujë, ushtria u shkon në ndihmë

Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë.

F.I
Moti i keq në vend/ Vlora dhe Lushnja nën ujë, ushtria u shkon
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Vlorës gjatë ditës së djeshme, ku shkaktuan përmbytje të disa rrugëve. Ndërkohë ditën e sotme ushtria po punon për heqjen e ujit dhe heqjen e llumit në zonat më problematike. 

Ndërkohë ka rënie gurësh dhe dherash në aksin Himarë-Kuç, rruga e lumit të Vlorës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në territorin e bashkive Lushnje e Divjakë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë. Gjatë natës gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike përkatësisht në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem./ZËRI

Poll

MOS HUMB