
TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs. Kryemadhi ka kundërshtuar masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur nga Apeli i GJKKO. Kryemadhi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 19 nëntor 2024 për masën detytim paraqitje. Deputetja akuzohet për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për të njëjtat vepra penale si Kryemadhi. Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos). Ema Çoku është lënë po ashtu në “detyrim paraqitje”./ZËRI