TIRANË- Flakët pranë selisë së Partisë Socialiste kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë protestës në kryeqytet. Pas hedhjes së molotovëve zjarre janë përhapur në hapësirën pranë godinës, ndërsa forcat e Policisë janë vendosur në mbrojtje të selisë.
View this post on Instagram
Efektivët kanë krijuar një perimetër sigurie rreth objektit dhe janë pozicionuar në zonën pranë Teatrit të Kukullave, duke mbajtur nën kontroll hapësirën përreth godinës.
Ndërkohë sheshi 'Skënderbej' vijon të jetë pika ku janë përqendruar protestuesit, të cilët nuk janë larguar nga zona. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet pranë selisë së PS-së i shtohen episodeve të përplasjeve të regjistruara gjatë protestës./ZËRI