Aktualitet

'Mollë' sherri një vajzë! DETAJE nga vrasja e portugezit në Ksamil, autori truprojë te “Principote”

Ndërkohë autori, Sokrat Vata ishte i punësuar si truprojë në hotelin “Pronciopotes”

F.I
'Mollë' sherri një vajzë! DETAJE nga vrasja e
Pamje nga vendi i ngjarjes

KSAMIL-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Ksamil, ku portugezi Luis Miguel Varela Mendes, 21 vjeç u gjet i vrarë me thikë në një shezlong para një lokali. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.

Paraprakisht raportohet se shkak i konfiktit mes viktimës dhe autorit dyshohet të jetë bërë një vajzë. Nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se turisti kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor.

Ndërkohë autori, Sokrat Vata ishte i punësuar si truprojë në hotelin “Principotes” dhe është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB