Aktualitet

FOTO- Miratohet modeli i fletës së votimit për Diasporën

Sipas tyre ky do të jetë një element dallues me fletën e votuesve brenda vendit.

I.F
FOTO- Miratohet modeli i fletës së votimit për Diasporën
Mbledhja e Komisionit Rregullator

TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar modelin e fletës së votimit për emigrantët shqiptarë, sipas propozimit të paraqitur nga anëtarët e opozitës Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj (të opozitës). Vukaj dhe Çakaj propozuan që fleta e votimit për zgjedhësit nga jashtë të ketë elemente dalluese nga ata brenda vendit, përveç emrit në krye të fletës: FLETË VOTIMI NGA JASHTË.

Ata kërkuan që mbrapa fletës të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë blu të hapur. Sipas tyre ky do të jetë një element dallues me fletën e votuesve brenda vendit.

FOTO- Miratohet modeli i fletës së votimit për Diasporën
Fleta e votimit
FOTO- Miratohet modeli i fletës së votimit për Diasporën
Fleta e votimit

Platforma online "PER" u hap më 11 janar për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 31 mars. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB