
GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar u dënua me 11 vite dhe 3 muaj burg në Greqi, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe kishte hyrë ilegalisht në vend. Shqiptari, i cili është babai i 4 fëmijëve ka mohuar disa nga akuzat e ngritura ndaj tij, por ka pranuar atë të grabitjes. Ai u arrestua në vitin 2021, pasi kishte grabitur një iPhone.
Çështja nisi më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar natën. Pasi dolën nga deti në orën 01:00, ata zbuluan se teksa ishin duke notuar, nga çanta i kishin vjedhur një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro. Duke përdorur iPhone-in tjetër, të cilin vajza kishte në vete, u aktivizua aplikacioni i gjurmimit çifti ka pikasur të pandehurin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër që mbante telefonin, ndërsa më pas iu gjet ora.
Siç u zbulua më pas nga hetimi i policisë, 48-vjeçari kishte marrë pjesë edhe në përdhunimin në grup të një turistje suedeze, më 11 gusht të 2021, sërish në plazhin e Platanias./ZËRI