Aktualitet

ME VIDEO- Momenti i vrasjes së Klaudio Prendit, autorët i dolën përballë, qëlluan pa dalë fare nga mjeti

Pa dalë fare nga makina, autorët qëllojnë disa herë me armën e zjarrit që kishin me vete dhe më pas largohen me shpejtësi.

k.m.
ME VIDEO- Momenti i vrasjes së Klaudio Prendit, autorët i dolën
Klaudio Prendi

TIRANË- Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Klaudio Prendit, mesnatën e djeshme në zonën e Xhamllikut. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga "JOQ", Prendi kalon rrugën dhe sapo hap derën e makinës i afrohen autorët. Pa dalë fare nga makina, autorët qëllojnë disa herë me armën e zjarrit që kishin me vete dhe më pas largohen me shpejtësi. Nga të njëjtat pamje, duket Prendi i shtrirë në tokë.

MOMENTI ME VIDEO:


Si ndodhi ekzekutimi i të riut në Tiranë? 

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së djeshme, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali. Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB