Aktualitet

Me pistoletë me fishek në fole, kapet në Astir 37-vjeçari i armatosur (EMRI)

Simoni në momentin e arrestimit ishte duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

F.I
Me pistoletë me fishek në fole, kapet në Astir 37-vjeçari
David Simoni

TIRANË-Një 37-vjeçar i cili lëvizte me armë me vete është arrestuar në zonën e Astirit. David Simoni në momentin e arrestimit ishte duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë. 37-vjeçari banues në Lezhë rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Trigger”.

I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit"./ZËRI

Poll

MOS HUMB