Aktualitet

FOTO- Me kapele dhe maskë, kamerat e sigurisë "kapin" autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt

Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit.

F.I
FOTO- Me kapele dhe maskë, kamerat e sigurisë "kapin"
Renato Hoxhaj dhe autori i dyshuar

VLORË-Personi në foto dyshohet të jetë autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë mëngjesin e 27 prillit. Personi në fjalë i 'kapur' nga kamerat e sigurisë në zonë, shihet me një kapele në kokë dhe me një maskë kirurgjikale në fytyrë.

FOTO- Me kapele dhe maskë, kamerat e sigurisë "kapin"
AUTORI I DYSHUAR

Imazhet priten të verifikohen, ndërsa nga ajo që u raportua më herët nga grupi hetimor, autori dyshohet se ka qenë ishte i maskuar dhe ka lëvizur në zonën e lagjes Hajro Çakërri ku u ekzekutua me tre plumba 58-vjeçari Renato Hoxhaj. Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit, konkretisht drejt Greqisë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme (29 prill) është arrestuar në Tiranë një nga autorët e dyshuar. Dyshimet janë se porosia për ekzekutimin e 58-vjeçarit të ketë ardhur nga jashtë vendit. Operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në vrasje është përqëndruar edhe në rrethe të tjera të vendit. Renato Hoxhaj mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale në Vlorë, ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale. 

Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Partnerja e 58-vjeçarit, Klodiana Rakipaj ka deklaruar para grupit hetimor se nuk di që Hoxhaj të ketë pasur konflikte. Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre. Viktima nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik./ZËRI

Poll

MOS HUMB