Aktualitet

"Më jep borxhin, ose..."/ Sherri për 100 euro, 50-vjeçari tentoi të vriste një 38-vjeçar, nxorri pistoletën në mes të lokalit (VIDEO)

Agresori, i identifikuar si Agim Visha, pas një konfkliti, tentoi të vriste me armë zjarri një 30-vjeçar.

zh.ll
"Më jep borxhin, ose..."/ Sherri për 100 euro,
agim visha-pamje nga sherri

TIRANË- Një ngjarje e rrezikshme është shmangur falë veprimeve të shpejta të Policisë së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në kryeqytet, në rrugën “Myslym Keta”, ku një 50-vjeçar ka përfunduar në pranga. Agresori, i identifikuar si Agim Visha, pas një konfkliti, tentoi të vriste me armë zjarri një 30-vjeçar.

Blutë e Tiranës kanë publikuar dhe momentet e konfliktit të filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si 50-vjeçari futet në lokal, duke u drejtuar për te tavolina ku ndodhej 30-vjeçari. Ky i fundit e ka shtyrë dhe më pas Visha ka nxjerrë armën duke e kërcënuar. Më pas, 50-vjeçari me precedent penal, ka tentuar të largohet por është kapur nga policia.

Ndërkohë, sipas burimeve, motiv i sherrit mes Agim Vishës dhe 38-vjeçarit dyshohet se është bërë një shumë parash që i riu i kishte agresorit. Mësohet se 38-vjeçari i ka pasur borxh një shumë prej 100 eurosh Vishës, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se e ka parë rastësisht në lokal dhe ka shkuar për t’i kërkuar shumën e lekëve. Fillimisht janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas 38-vjeçari e qëllon me shpullë Vishën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.

Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.

Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

 

Poll

MOS HUMB